…Kjo dukuri nuk ndodhi, e as që do të ndodh me ithtarët e Kuranit. Forca e tij qëndron tek pandryshueshmëria e tij që në ditën kur është Shpallur, përkundër presioneve të vazhdueshme që i vijnë nga drejtime të ndryshme për ta ndryshuar atë. Këtu nuk mungojnë as përpjekjet për ndryshime të gjysëmhoxhallarëve…
Muhamed KAJOLLI
Një prej shumë problemeve që besimtarët e sotëm i preokupon janë emërtimet. Islami këtyre iu ka dhënë rëndësi të veçantë, ndryshe, Allahu i Lartëmadhëruar nuk do t’ua vendoste emrat gjësendeve (Bekare: 31). Ademi a.s. bisedën e parë që kishte dëgjuar, ishte kur Allahu i Lartëmadhëruarmelekëve u kërkoi t’i thërrisnin gjësendet, ndërsa ato ngelën pa përgjigje. Rëndësinë e emrave melekët e kuptuan kur Ademi a.s. i thërriti ato.
Përzgjedhja është në natyrën e njeriut, e mira dhe e keqja vjen në varësi të disponimit të tij. Sa më lartë të jetë pozicionuar njeriu në shoqëri, aq më larg ndihet e mira ose e keqja e tij. Kjo temë mund të zgjerohet për aq sa emra ekzistojnë në botë, mirëpo, problemet e shoqërisë sonë duhet të sqarohen duke filluar nga lartë poshtë.
Allahu i Lartëmadhërishëm
Filozofisë ditë e më shumë po i mbyllet rrethi hulumtues, asaj nuk i ka mbetur gjë prej hulumtimi përveç se të merret me religjionet, fushë e cila ishte zënë që në lashtësi. Duke qenë se filozofia tani s’ka me se të merret, ajo ngatërrohet me secilin besim në botë. Jo gjithmonë këtë duhet kuptuar si djallëzore, ajo shpesh herë përpiqet t’i harmonizojnë praktikat e gabuara të besimtarëve me këndvështrimin e tyre ndaj botës.
Preokupimi filozofëve është si t’a gjejnë kënaqësinë ose si t’ua shkarkojnë ‘ngarkesat’ religjiozëve. Duken të logjikshëm, por me kalimin e kohës zbehen idetë dhe horrohen. Ata nuk bëjnë gjë tjetër veç lojëra fjalësh, ndryshojnë emra, terminologji vetëm e vetëm për të shkaktuar huti. Fjala vjen, Allahun xh.sh. e quajtën Zot, Perëndi, ekzistenca e domosdoshme, bile e personifikuan me emra njerëzish të shumtë. Pas emrit ALLAH u morën me ndryshimin e emrave të lajmëtarëve të Tij, melekëve, xhindëve e shumë krijesave të tjera të Allahut të Lartëmadhëruar.
Allahu i Lartëmadhëruar për shkak të devijimeve njerëzore, secilit popull i dërgoi lajmëtarë[1]me detyrë që t’i kthenin njerëzit në natyrën e krijimit. Devijime këto që vinin në emër të traditave kombëtare ose reformave të përgjithshme shoqërore. Kjo, elitave të shejtanit iu mundësonte të ndërhynin në natyrën njerëzore pasi shfrytëzonin filozofi që i përshtateshin kohës. Kur’ani, shpallja e fundit, i cili fatmirësisht ishte dhe është nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Allahut të Lartëmadhëruar. Kjo ua pamundësoi elitave të shejtanit tjetërsimin e ligjeve të Tij.
Idetë filozofike janë njerëzore, edhe pse nga religjiozët frymëzoheshin. Filozofët mund t’u sjellin dobi shoqërive religjioze të devijuara, por jo një shoqërie feja e të cilëve është e ruajtur nga Qielli. Shkurt thënë, filozofët janë të mirëpritur tek krishterët, budistët, hindusët ose tek religjionet kineze etj., por jo tek muslimanët. Prezenca e tyre tek ta sjell zhvillim, ndërsa tek muslimanët degradim.
Gjithsesi, muslimanët kishin dhe kanë problemet e tyre. Ato herë janë më të vogla e herë më të mëdha, kjo varet nga mënyra e interpretimit të dijetarëve në rastet kur ndryshohen terminologjitë. Kjo nuk do të thotë se Fjala Qiellore ka degraduar, Kur’ani nuk ka ndryshuar, dhe nuk do të ndryshojë përkundër sulmeve të pareshtura të shkencëtarëve dhe filozofëve që i bëhen atij. Shpesh herë ka ndodhur që shkenca të dalë e gabuar, por asnjëherë nuk ndodhi që Kur’ani të dalë jo e saktë.
Historia e fesë dëshmoi se, forcat destabilizuese të brendshme në bashkëpunim me ato të jashtme të kenë përmbysur shpalljet hyjnore, por asnjëherë nuk arritën ta mposhtin shpalljen e fundit-Islamin. Përmbysjet e shpalljeve të hershme vinin për vetë fajin e njeriut, sepse ata i garantonin siguri shpalljeve hyjnore, ndërsa Kurani nuk iu besua njeriut. Allahu i Lartëmadhëruar e mori mbi vete ruajtjen e kësaj Shpallje sepse është e fundit për njerëzimin. (elHixhr: 9)
Religjionet devijante për aq sa ekzistojnë në planet, të gjitha pa përjashtim, fillimisht janë marrë me ndryshimin e emrit të Allahut të Lartëmadhëruar, pastaj përbuzën ose tallën lajmëtarët e Tij. Në pamundësi të theksohen ato, mjafton të trajtohet shpallja e parafundit. Siç dihet, të gjitha shpalljet hyjnore kanë zbritur në gjuhën e atij populli, pra edhe Inxhili ka zbritur në gjuhën aramaike, gjuhë e cila është folur nga arabët, hebrenjtë, kenanët etj. Sikurse arabët muslimanë dhe ata të krishterë, Krijuesin e botëve e quajnë ALLAH. Ky emër kështu është përcjellë edhe tek popujt e hershëm, sepse s’ka pasur pse ta ndryshonte Ai, i VETMI emrin e Tij të Vetëm.
Pak histori
Isaia.s. ishte hebre, bashkëkombësve të tij u kërkoi t’i riktheheshin mësimeve të Islamit, dhe të largoheshin nga dukuritë djallëzore, pasi Tevrati tyre kishte pësuar ndryshime. Për këtë Allahu i Lartëmadhëruar ju dërgoi shpalljen tjetër,-Inxhilin. Siç dihet, Isaia.s. kishte lindur në kohën kur perandoria romake ishte në kulmin e zhvillimit, ndërsa hoxhallarët e atëhershmëm hebre kishin vlerësuar që t’i përkrahnin rrymat e xhematëve destruktive, e jo shpalljen e Allahut të Lartëmadhëruar. Ata nuk u prishën me pushtetin që s’ishte as hebre, e as s’besonte në monoteizëm. Romakët besonin në mirta-izëm, pra ishin politeistë.
Isaia.s. përkundër shumë mrekullive që iu paraqiti hebrenjve, nuk arriti të ketë ithtarë të shumtë për shkak se u përball me hoxhallarët destruktivë. Fundi i tyre ishte tragjik, as Isaia.s. nuk pati suksesin e dëshiruar, e as populli hebre nuk ngadhënjeu. Pas vdekjes së Isaita.s., në kohën e perandorit Titus (17-79), në vitin 70-të, hebrenjtë morën një goditje të fortë saqë të gjithë u shpërngulën nga territori i tyre. Sot, njerëzimi sikur të mos e kishte në duart e tij Kur’anin, asnjëherë nuk do të mësonte të vërtetën mbi Isauna.s..
Deri kah fundi i shekullit të III-të, romakët ishin në ngritje, atje kishte mirëqenie, kishte ekonomi stabile, arti dhe kultura po lulëzonte. E tanishmja po dëshmon se, atje ku ka mirëqenie dhe qetësi politike, shtrirja dhe shtimi i muslimanëve është evident. Muslimanët e sotëm edhe pse nuk kanë shtetin e tyre, kanë shtrirje në dy Amerikët në Evro-Azi, Afrikë, Australi, Arkipelag dhe gjithandej. Kështu kishte ndodhur edhe me pasuesit e Isaita.s. Të shkëputur nga drejtuesit e tyre arritën sukses dhe shtrirje të gjerë nëpër gjithë territorin e perandorisë romake.
Në fund të shekullin e III-të në kohën e Dioklecianit (284-305) kjo perandori pësoi disa kriza, të cilat më vonë u bënë shkak i shpërbërjes së saj në vitin 395. Në kohën e Konstandinit të Madh (306-337), në vitin 313 u bë njohja zyrtare e fesë së Isaita.s., ndërsa në vitin 325 ndërmjetësoi në konferencën Nikesë, pastaj në vitin 330 përuroi kryeqytetin e ri të Romës, Konstandinopojën.
Në Koncilin e Nikesë ishin paraqitur disa qindra hoxhallarë me librat e tyre autorialë. Mendohet se ato ishin version i Inxhilit, sepse askush nuk di të tregojë se çfarë kishte ndodhur me Librin Hyjnor-Inxhilin. Askush nuk di të tregojë nëse ai ishte asgjësuar apo thjeshtë është zhdukur. Sidoqoftë, në këtë Koncil nën autoritetin e Konstandinit të Madh u pranuan vetëm katër versione të inxhilit, me gjasmë këto ishin ato të cilat më së shumti i konvenuan pushtetit. Këto katër ungjij, si duket ishin versionet më të përafërta me mirta-izmit, autorë të së cilës ishin, Marku, Jovani, Gjoni dhe Lluka.
Aty u pranua se Isaia.s. (tani Krishti) kishte lindur në po të njëjtën ditë kur kishte lindur edhe Mitra. Atëkohë lindja e tij përkonte me datën kur dielli ngadhënjen ndaj errësirës më 25 dhjetor, e që tek ne njihet si data e solsticit[2] të dimrit. Në këtë kohë perandori ishte djali i zotit, prandaj edhe Krishti do të kishte këtë status sikurse ai, pra, biri i zotit ose vetë zoti. “Në artin bizantin, kurora e dritës e Krishtit të kujton pa dyshim, rrethin diellor që shoqëronte figurat e Mitrës”.[3]Në këtë kohë gjuha greke kishte dominuar ndaj latinishtes.
Pas kësaj pasqyre të shkurtër mund të themi se itharët e Isaita.s, që këtu edhe zyrtarisht u njohën si të krishterë. I pari tyre ishte Krishti, prandaj emri ALLAH do të ndryshohet në Perëndia ose Ati, sepse Krishti do të ishte djali tij ose vetë shpëtimtari (Zoti). Pastaj pasuan ndryshime të tjera të mëdha doktrinare, gjithmonë këto vinin si pasojë e mungesës së Librit Hyjnor.
Kjo dukuri nuk ndodhi, e as që do të ndodh me ithtarët e Kuranit. Forca e tij qëndron tek pandryshueshmëria e tij që në ditën kur është Shpallur, përkundër presioneve të vazhdueshme që i vijnë nga drejtime të ndryshme për ta ndryshuar atë. Këtu nuk mungojnë as përpjekjet për ndryshime të gjysëmhoxhallarëve me vetëdije e pa të.
[1]Për më shumë lexo Kur’an sure Junus: 47
[2]Solstiku, diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).
[3]wikipedia