Të paktën tre raste me koronavirus në Strugë

Të paktën tre raste me koronavirus në Strugë

Të paktën tre persona janë infektuar me koronavirusin Covid-19 në Strugë. Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua në moshë nga fshati Tatesh i Epërm dhe një burrë tjetër nga fshati Veleshtë.

Siç mëson in7, çifti nga Tateshi kanë lidhje miqësie në Dibër, konkretisht me mjekun e infektuar nga Dibra, Ylber Kokale. Ndërsa pacienti nga Veleshta ka ardhur nga jashtë shtetit para disa ditëve.
Gjithashtu, nga informatat e fundit thuhet se gruaja nga Tateshi ka vuajtur edhe nga sëmundje tjetër, ndërsa virusi ia ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore.
Në territorin e Strugës po bëhen testime tek më shumë persona si pasojë e afërsisë dhe lidhjeve të shumta familjare me Dibrën.
Detaje për të gjitha këto mesiguri gjatë ditës do të jep Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./in7.tv/