Të pathënat e Partisë Socialiste, vajza e Dritëro Agollit: Kurrë nuk e rrahu gjoksin

Të pathënat e Partisë Socialiste, vajza e Dritëro Agollit: Kurrë nuk e rrahu gjoksin

Sot Partia Socialiste e Shqipërisë kremton 28 vjetorin e themelimit të saj.

Ndërsa vajza e një prej nismëtarëve të partisë, Dritëro Agollit, Elona, publikon disa detaje të panjohura rreth saj.

Si lindi Partia Socialiste.

Çfarë ndodhi në Kongresin e 10 të Partisë së Punës dhe pse Dritëroi i hodhi poshtë vendimet e kësaj mbledhje.

“Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura ” – kështu thoshte im atë pasdite të vonë, 28 vite të shkuara, dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës.

Sot, nga më të shumtët socialistë, kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste.

Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im, përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore. Ndoshta, pasi siç thoshte me të qeshur: Kush rreh gjoksin, tremb zemrën”, shkruan vajza e Dritëro Agollit./Express