Të premten skadojnë dhjetë ditët për mandatin

Dhjetë ditë në të cilat presidenti i shtetit Gjorge Ivanov duhet të jap mandatin për formimin e Qeverisë skadojnë të premten më 19 maj, pasi që letra të cilën e ka dërguar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka arritur në kabinetin e tij më 9 maj.

Në LSDM ende po harmonizohet teksti me garancionet që Ivanov i ka kërkuar në lidhje me unitaritetin dhe mos ndryshimin e Kushtetutë pëe t’ia dhënë mandatin për formim të Qeverisë liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Më parë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka paralajmëruar se nëse Ivanov nuk e jep mandatin deri më 19 maj, do të konvokoj seancë në të cilën do të zgjidhet Qeveria e re.