Sipas të dhënave të Eurostatit, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut dhe pothuajse në të gjitha vendet e rajonit e braktisin shtëpinë e prindërve mbi moshën 30-vjeçare.
Krahas Maqedonisë së Veriut, kjo ka të bëjë edhe me Serbinë, Malin e Zi dhe Turqinë. me çka të rinjtë në këto vende e braktisin shtëpinë e prindërve në moshën 27,5 vjeçare.
Në Maqedoninë e Veriut të rinjtë bëhen të pavarur në moshën prej 31,8 vjeç, në Mal të Zi me 33,1 vjeç, në Serbi me 31,1 dhe në Turqi me 27,5 vjeç.
Për Bosnjë e Hercegovinën nuk ka të dhëna, por supozohet se ajo është në nivel të mesatares së vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Sipas të dhënave të Eurostatit, të rinjtë më herët e braktisin shtëpinë e prindërve në Suedi, me 18 vite jo të plota, ndërsa në Kroaci bëhen të pavarur me moshë 32 vjeçare.