Të rrini ulur gjatë gjithë ditës rrit rrezikun për kancer

Të rrini ulur gjatë gjithë ditës rrit rrezikun për kancer

Të gjithë e dimë se të ulesh me orë të tëra, nuk është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shëndetin tonë.

E megjithatë ashtu bëjmë përsëri, duke u ulur në divan gjithë fundjavën dhe duke u ulur para kompjuterit për orë të tëra në punë.

Një studim i ri i botuar të enjten sugjeron që të rrini ulur për një kohë të gjatë mund të rrisë rrezikun tuaj nga kanceri – dhe vde.kja e hershme.

Lajmi i mirë është, pasi që studiuesit zbuluan se të bëni gjysmë ore disa ushtrime të lehta mund të ul rrezikun.

Nuk keni nevojë të keni një punë super aktive fizikisht për të rritur shëndetin tuaj – thjesht përpiquni të mos uluni për një kohë të gjatë.

Studimi u kërkoi 8,000 njerëzve që të mbanin një tregues për të ndjekur lëvizjen e tyre gjatë një jave midis 2009 dhe 2013.

Pas pesë vjetësh, studiuesit zbuluan se njerëzit që rrinin më shumë ulur ishin 82% më të predispo.zuar të vdi.snin nga kanceri.

Por njerëzit që bënë 30 minuta lëvizje të leht, të tilla si ecja, zvogëluan rrezikun e tyre për kancer me 8%.

TAGS