Të sëmurët me Covid-19 mund të mos rikthejnë shqisën e nuhatjes dhe shijes

Të sëmurët me Covid-19 mund të mos rikthejnë shqisën e nuhatjes dhe shijes

Një në dhjetë pacientët rrezikojnë që kurrë mos ta kthejë shqisën e nuhatjes dhe të shijes edhe pasi të shërohen nga koronavirusi, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e reja.

Humbja e shqisës së buhatjes dhe e shijes së fundmi ka qenë ndër simptomat e rregullta të koronavirusit, përveç kollitjes dhe etheve.

Hulumtimet e reja tregojnë se një në dhjetë pacientët që i kanë humbur këto dy shqisa mund të mos i kthejnë kurrë ato, shkruan “NewYork Post”

Studiuesit kanë mbledhur të dhëna nga pacientët në Itali dhe kanë zbuluar se 49 për qind e tyre kishin rikthyer plotësisht shqisën e tyre të nuhatjes dhe të shijes pasi ishin shëruar nga virusi.

Nga ana tjetër, dhjetë për qind kanë deklaruar se gjendja e tyre me këto shqisa ishte përkeqësuar.

Zbulimi i këtillë është publikuar në revistën JAMA Otolaryngology – Head and Qeck Surgery, ndërsa studiuesit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të përballen me probleme shëndetësore dhe pasoja për shkak të Covid-19.

TAGS