Të shtëna me armë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Të shtëna me armë nga një makinë në lëvizje janë dëgjuar sot rreth orës 04:30 në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë, por nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, njësitet policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion, për të ndërmarr veprimet e nevojshme policore.

“Me datën 22.12.2018 rreth orës 04:30, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë,  ku dyshohet se nga një automjet në lëvizje, në rrugën Nacionale Mitrovicë në drejtim të Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar  në atë lokacion, për të ndërmarr veprimet e nevojshme policore. Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër dhe nuk ka qenë ndokush cak i sulmit”, ka thënë Kelani.

Ai po ashtu theksoi se njësitë policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, përfshirë edhe identifikimin dhe kërkimin e veturës së dyshuar. /Telegrafi/

TAGS