Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy të rinj

Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy të rinj

Një shtetas 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë, gjatë një sherri të regjistruar mbrëmjen e së premtes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën Lisi, në Fushë Mëzez, ndërsa i plagosuri është shtetasi Jonis Hasa, i cili është jashtë rrezikut për jetën, raporton tch.

Gjithashtu i plagosur me sende të forta, ka mbetur edhe shtetasi 24-vjeçar Z.Q., ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është I.E.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.

TAGS