Të shtëna me armë zjarri në Tushemisht

Të shtëna me armë zjarri në Tushemisht

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesit e sotëm në Tushemisht të Pogradecit.



Sipas policisë, autorë të paidentifikuar ende kanë qëlluar drejt disa mjeteve të parkuara në parkingun e një hoteli, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.