Të shtënat me armë zjarri në Tushemisht/ Dyshohet se u qëllua 100 herë, autorët mesazh pronarit

Të shtënat me armë zjarri në Tushemisht/ Dyshohet se u qëllua 100 herë, autorët mesazh pronarit

Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë që u regjistruan mëngjesin e sotëm në parkingun e një hoteli në Tushemisht.



Gazetarja Lorena Kodra raporton se autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë drejt makinave të parkuara, duke dëmtuar 6-7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.

Siç raporton gazetarja Kodra, ky ka qenë një paralajmërim ndaj pronarit të hotelit, ku u qëlluan makinat e parkuara, duke dëmtuar edhe mjete të pushuesve.

Ndërkohë, mësohet se pronari i hotelit është shtetasi me iniciale J. M.