24 Mars 2019 / 10:42
Me rastin e Ditës Botërore të Personave me Sindromin Daun,sot në orën 11 në Parkun e Qytetit te Guaca do të mbahet garë humanitare për fëmijë me Sindromin Daun– „Run for Down“, në organizim të klubit të skermës “Eskrim”, i cili katër vite me radhë organizon ngjarjen humanitare për këta persona.
Organizatorja e garës dhe kryetari e klubit “Eskrim”, BiljanaKuzmanovska, deklaroi për MIA-n se klubi i skermës zhvilloi një platformë me të cilën u përfshi në punën me persona me pengesa, më saktësisht punë me fëmijë me SindrominDaun, dhe se ka përparim evident në zhvillimin e tyre të përgjithshëm.
Kuzmanovska shprehet se skerma si sport është i jashtëzakonshëm për zhvillimin e shëndetshëm psikologjik të fëmijëve dhe të rinjve, meqë jep një paletë të gjerë të aftësive që zhvillohen.
“Tashmë pesë vite punojmë vullnetarisht me këta fëmijë, për të cilët furnizuam pajisje speciale për skermë nga Suedia, e edhe ene si trajnerë edukohemi për këtë punë në Mbretërinë e Suedisë”.
Ajo na tregoi se këta fëmijë punojnë ushtrime për zhvillimin e motorikës, mirëmbajtjen e tonusit të muskujve, si dhe trajnime që u mundësojnë pavarësi më të madhe në jetë dhe që do t’ua lehtësojnë përditshmërinë.
Thekson se aktiviteti i tyre ka kontribuar në ngritjen e vetëdijes për këta fëmijë, ndërsa reagimi, shprehet Kuzmanovska, madje edhe te kompanitë përgjegjëse shoqërore para pesë viteve dhe sot nuk është e njëjtë.
“Sivjet, tashmë kemi kompani që lajmërohen për pjesëmarrje në garën humanitare me ekipe të tyre. Në dy-tre vitet e fundit filluan edhe klube tjera sportive t’i hapin dyert për fëmijët me SindrominDaun, kështu që ata kanë më shumë aktivitete si zgjedhje ku do të kishin mundur të marrin pjesë”, shton Kuzmanovska.
Kuzmanovska shprehet se një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve përfshihen në këtë ngjarje humanitare, ndërsa sivjet mjetet e mbledhura nga kotizimi do të dedikohen për Qendrën ditore për fëmijë me SindrominDaun.
Loading…