Tebas: Messi apo Ronaldo? Ky është më i miri në histori të futbollit

Tebas: Messi apo Ronaldo? Ky është më i miri në histori të futbollit
23:51 | 10 Tetor 2019

Për presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Javier Tebas nuk dyshime se Lionel Messi është më i miri në histori të futbollit.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ka disa vite që kanë hapur një debat të pashteruar, në atë se kush është më i miri në histori.

“Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit. Ai e ka dëshmuar këtë disa sezone”, ka deklaruar Javier Tebas.

Tebas tutje ka folur edhe për rikthimin e Neymar, Jose Mourinho dhe Pep Guardiolas në La Liga, duke thënë se do të ishte diçka e mirë.

“Rikthimi i Neymarit, Mourinhos dhe Guasrdiolas do të ishte diçka e mirë për La Liga, por duhet të jemi të drejt, Messi është disa hapa mbi Neymar”./Lajmi.net/