Teknologjia që do të përmirësojë 89 % të defekteve dhe sëmundjeve gjenetike

Teknologjia që do të përmirësojë 89 % të defekteve dhe sëmundjeve gjenetike

Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji të re, e cila do të jetë e aftë të editoj gjenet, dhe të përmirësoj 89% të defekteve gjenetike, përfshirë këtu sëmundjen e anemisë, shkruan CNN, transmeton Express.

Teknika e re, e cila është krijuar nga hulumtuesit e Universitetit të Harvardit, është prezantuar të hënën në revistën “Nature”. Sipas hulumtuesve kjo teknikë mund të inkuadroj edhe informata të reja gjenetike brenda zingjirëve të një ADN-je.

Me anë të kësaj teknike, hulumtuesit mund të kërkojnë dhe të zëvendësojnë seksione të zingjirëve të AND-ne pa e dëmtuar atë. Kjo teknologji pritet që të arrijë t’i përmirësojnë edhe gjenet, të cilët janë shakatarë të mutacioneve dhe sëmundjeve gjenetike.

Ata gjithashtu shpresojnë se pavarësisht metodave të vjetra, kjo teknikë e re është më e zhvilluar dhe pritet që të arrijë t’i parandalojë shumë sëmundje dhe çrregullime gjenetike duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimerit, format gjenetike të verbërimit dhe obezitetin./Express

TAGS