Telefonat më të mirë të vitit 2019: Të radhitur dhe të krahasuar

Telefonat më të mirë të vitit 2019: Të radhitur dhe të krahasuar

Keni nevojë për një telefon të ri, por ende nuk dini cili është më i miri.

Këtu gjeni një udhëzues, me telefona të krahasuar nga më i miri e deri më pak i miri: Apple, Samsung, Huawei, OnePlus dhe të tjerët, në mënyrë që t’iu ndihmojë të blini më të mirin.

Kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë sesa tani për të blerë një telefon të ri me shumë cilësi me performanca fantastike dhe me ekrane spektakolare.

Kjo listë e krahasimeve dhe radhitje të telefonave më të mirë është bërë nga “The Guardian”, sot më 17 dhjetor, dhe representon modelet më të mira të telefonave.

Më i miri në përgjithësi: OnePlus 7t, telefoni më i mirë i vitit 2019. Është telefoni më i shpejtë me çipin më të lartë të Qualcomm, Snapdragon 855+, 8GB RAM dhe 256 GB.

Kamera trefishë prapa është shumë e mirë me kënd ultra të gjerë 16 MP dhe me një aparat fotografik 8 MP.

Më i miri iOS: Apple iPhone 11 Pro

Gjërat e mira vinë në një paketë të vogël. iPhone 11 pro nuk është telefoni më i madh dhe më i shtrenjtë i telefonave të mençur të Apple të vitit 2019, dhe është më i miri dhe pothuajse telefoni më i mirë i vitit 2019.

Me një ekran prej 5.8 inq, performancën e konsideruar si më e mira dhe me një jetëgjatësi të lartë në bateri.

Më i miri nga Android: Samsung Galaxy S10, me një ekran të mahnitshëm me madhësi të posaqme për ta mbajtur në duar dhe në xhep, ky është Galaxy S10.

Me një kamerë me rezulucion të lartë që ju lejon të afroni deri në 0.5. Performanca e këtij telefoni është shumë e mirë, por me një bateri jo me shumë jetëgjatesi deri një ditë. 

TAGS