Telefoni 108-megapiksel i Xiaomi, vjen në Evropë

Telefoni 108-megapiksel i Xiaomi, vjen në Evropë

Lajmi i keq është se CC9 Pro nuk do të shitet jashtë Kinës. Lajmi i mirë është se Xiaomi prezantoi një model thuajse identik i quajtur Mi Note 10, i cili do të shitet ndërkombëtarisht.

Mi Note 10 u prezantua në Spanjë dhe do të shitet në Britani dhe vende të tjera evropiane. Nga informacionet e publikuara nuk vërehet asnjë diferencë në harduer mes dy telefonëve me përjashtim të Mi Note 10 që do të ketë aplikacionet e Google.

Xiaomi zakonisht u vendos emra të ndryshëm të njëjtëve telefonë për t’i dalluar mes modeleve për Kinën dhe atyre ndërkombëtare.

Rast konkret është modeli K20/ K20 Pro në Kinë që globalisht shitet si Mi 9T dhe Mi 9T Pro.

Këto janë specifikat e Mi Note 10:

Procesor Qualcomm Snapdragon 730G

6GB RAM dhe 128GB memorie

5 kamera të pasme: 108-megapiksel f/1.69 e gjerë, 12-megapiksel f/2 2x telefoto, 5-megapiksel f/2 5x telefoto, 20-megapiksel f/2.2 super e gjerë, dhe 2-megapiksel macro.

32-megapiksel kamër selfie

47-inç ekran OLED me skaner të shenjave të gishtërinjve të integruar

Bateri 5,260 mAh me karikim të shpejtë 30W

USB-C dhe portë kufjesh 3.5mm

Mi Note 10 nuk ka për të qenë aq i shpejtë sa Snapdragon 855 i përfshirë në Redmi K20, por pjesa tjetër e telefonit ia vlen të konsiderohet. CC9 Pro fillon rreth 400 dollarë në Kinë, ndërsa Mi Note 10 do të kushtojë 549 euro.

TAGS