Gerard Pique e shfrytëzoi në maksimum pushimin gjatë ndeshjeve të Kombëtareve duke u paraqitur në një emision televiziv spanjoll “El Hormiguero”.
Duke qenë se së fundmi ka ishte në emisionin televiziv rival “La Resistencia”, “El Hormiguero” u tall me mbrojtësin e Barcelonës duke e quajtur atë Luis Figo i ri, si një shaka se ai e kishte vizituar rivalin, transmeton Gazeta Express.
Y el cochinillo? ? https://t.co/CuKW18RzXh
— Gerard Piqué (@3gerardpique) October 9, 2019
“Dhe derri?” shkroi Pique në Tëitter në formë
reagimi, duke iu referuar incidentit të famshëm kur sulmuesi portugez kishte tentuar
ta rivinte topin në lojë nga korneri në rikthimin e tij në Camp Nou pasi e
kishte braktisur Barcelonën për Real Madridin.
“La Resistencia” qeshi e fundit, megjithatë, pasi i kërkoi Piques ta kërkojë atë te flamuri i kornerit, duke e shfaqur një video të kornerit që Trent Alexander-Arnold e rivuri me shpejtësi në ndeshjen gjysmëfinale mes Barçës dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Búscalo ahí. pic.twitter.com/nw5D7bdqSR
— La Resistencia en Movistar+ (@LaResistencia) October 9, 2019