Ten Hag vendos për të ardhmen, shuan dilemat e mëdha

Ten Hag vendos për të ardhmen, shuan dilemat e mëdha

Trajneri i Ajax Amsterdam, Eric Ten Hag, është ai që ka tërhequr vëmendje të madhe me sukseset e fundit të tij.

Ten Hag dhe lojtarët e Ajax kanë bërë dy befasi të mëdha radhazi në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur skuadrën e Real Madrid dhe Juventus.

Loja fantastike e skuadrës holandeze, me një presing të lartë dhe me shumë pasime të shkurta e të sakta, ka fituar pëlqimin e të gjithëve.

Si pasojë e ndeshjeve të fundit, skuadrat e mëdha evropiane filluan të monitorojnë situatën e trajnerit tek skuadra nga Amsterdami.

Por, drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars, ka shuar të gjitha dilemat duke bërë të ditur se rinovimi me trajnerin është gati, shkruan ‘sportmediaset’, transmeton ‘lajmi.net’.

Ish anëtari i Arsenal ka bërë të ditur se bordi drejtues do të takohet me trajnerin për të biseduar rreth vazhdimit të kontratës, që sipas tij, veçse është punë e kryer.

Kontrata e super trajnerit holandez me Ajax Amsterdam skadon në verën e vitit 2020.

Pas interesimit të madh nga gjigantët e Evropës, Overmars ka bërë të ditur se idetë e Ten Hag dhe loja e tij, janë të paprekshme në Ajax, duke bërë të ditur se skuadra do ta bëjë të pamundurën për ta mbajtur. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS