Tenda në disa pjesë të Shkupit, banorët në panikë nga tërmetet

Pas serisë së tërmeteve në Shkup, qytetarë të disa lagjeve janë në panikë dhe vazhdojnë të qëndrojnë nëpër parqe të banesave dhe oborret e shtëpive. Disa prej tyre kanë ngritur tenda për të kaluar natën në qiell të hapur, nga frika e goditjes nga tërmeti.