13 July 2018 / 12:17
Për shkak të sëmundjes së gjykatësit Osman Shabani sot në Gjykatën penale në Shkup nuk u mbajt seanca për lëndën e PSP-së “Tenderët”, në të cilën e akuzuar ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, lidhur me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”.
Seanca e re është caktuar për më 25 shtator, kur do të dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë dhe mbrojtjes. termin i dytë, rezervë për seancë të re është caktuar për më 4 tetor. Në këtë rast të akuzuar janë edhe dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike.