Tenderi për autobusët, Kolariq me akuza të rënda për Shilegovin

Tenderi për autobusët, Kolariq me akuza të rënda për Shilegovin

Kryetari i Shkupit deri më tani ka nënshkruar dy memorandume për shfrytëzim të autobusëve me gaz dhe me energji elektrike me dy kompani të huaja, qëllimi është që këto autobus të shfrytëzohen dhe të testohen që më pas të njejtët të mund të blihen, kështu ka thënë Svetlana Kolariq nga VMRO.
Bëhet fjalë për marrëveshje milionëshe a Shkupi po bëhet si poligon për drejtim të autobusëve, me nënshkrimin e marrëveshjeve hapet dyshimi se bëhet fjalë për rast korupcioni pasiqë në rast se do ketë të hapur tender kush do e fitojë procesin dhe marrëveshjen milionëshe. Si nënshkruan marrëveshje milionëshe Shilegovi vetëm për provë dhe nëse kompanitë e njejta do fitojnë tenderët për autobus të ri me gaz dhe me energji elektrike?, ka pyetur Kolariq.

Kolariq ka thënë se praktika e nënshkrimit të marrëveshjeve prezanton blerje kohë për opinionin në mungesë të projekteve të mëdha për kryeqytetin.

Në fund ajo i bën pyetje Shilegovit se si makina e markës Auti që MPB thekson se është e dëmtuar dhe pronë e kryetarit të komunës është e tij dhe nuk e ka vendosur në listën anketuese të prezantimit të pasurisë?.