Tensione në mbledhjen e Qeverisë: BDI po kërkon orë policore edhe ditën e Arifes, LSDM dhe Alternativa kundër?!

Tensione në mbledhjen e Qeverisë: BDI po kërkon orë policore edhe ditën e Arifes, LSDM dhe Alternativa kundër?!

Në Qeverinë Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar një mbledhje mjaft e tensionuar, njoftojnë burime qeveritare.
Shkak për këtë tension, sipas tyre, është debati për orën policore gjatë uikendit të ardhshëm, kur përputhen festat shtetërore të Bajramit të Madh dhe Qirilit dhe Metodit.

Siç kanë thënë këto burime qeveritare për mediumet maqedonase, Komisioni për sëmundje infektuese ka propozuar që ora policore të fillojë të shtunën në ora 19 (një dita para Bajramit) dhe të përfundojë të martën në ora 5 të mëngjesit.

Këto burime thonë se në qeveri ka tre qëndrime- ministrat e LDM-së po angazhohen për të pranuar propozimin e Komisionit për sëmundje infektive, ose eventualisht që orë policore të ketë gjatë këtyre ditëve nga ora 16 deri në ora 5 të mëngjesit.

Ministrat e BDI-së dhe VMRO-së insistojnë që orë policore të ketë që nga dita e premte në mbrëmje, ose të shtunën në mëngjes (ditën e Arifes) deri të martën pa ndërpre, kurse ministri i Alternativës, Hysni Ismaili, ka propozuar që të mos ketë fare orë policore, ose eventualisht ajo të jetë nga ora 21 në mbrëmje deri në ora 5 në mëngjes. Zyrtarisht ende nuk ka asnjë informacion, por pritet të gjendet një kompromis mes gjithë këtyre propozimeve./Gazeta Lajm