Tensione të reja në kufi me Greqinë: Rrahje mes kurdëve dhe afganëve

Në stacionin hekurudhor në Idomeni janë rrahur dy grupe të migrantëve, kurdë dhe afganë, me ç’rast një vagon i trenit, që policia greke ia ka dhën migrantëve për akomodim është djegur.

Një grup më e madhe e ka gjuajtur me gurë vagonin, brenda së cilit ka pasur familje të akomoduara.

Tani për tani nuk ka informacione sa persona janë lënduar. Policia e greke ka arritur t’i qetësojë grupet e përfshira në përleshje.

Pas incidenteve të shumta në kufirin greko-maqedon, policia greke tanimë është më e organizuar.