Tentim vjedhje në Fushë-Kosovë, policia plagos grabitësin

Tentim vjedhje në Fushë-Kosovë, policia plagos grabitësin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 02:30 kanë pranuar informacione se po ndodhë një vjedhje në një lokal, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, dhe me të dalë  në vendin e ngjarjes dhe në flagrancë ka hasur dy persona të dyshuar, të cilët ishin futur në lokal dhe po kryenin një vjedhje.

Siç njofton Policia e Kosovës, personat e dyshuar në përpjekje për t’ju shmangur arrestit, kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policorë me mjete të rrezikshme (sëpatë dhe çekan) dhe njëri nga zyrtarët policorë është detyruar që në vetëmbrojtje, të përdor armën zyrtare, me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarve, si dhe për t’i vënë të njëjtit nën kontroll, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast, lëndime trupore nga arma e zjarrit ka marrë i dyshuari:  A. M, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të njëjtit fillimisht, nga policët, i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe pastaj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që i dyshuari tjetër i njohur për policinë, ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht nga policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti, njëkohësisht është zgjeruar rrethi i hetimit edhe për disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë mund të jenë të implikuar. /Telegrafi/

TAGS