Me 21.01.2019 një i punësuar në burgun e Idrizovës ka lajmëruar se rreth orës 15.00 në burgun e Idrizovës, i burgosuri G.N.(45) nga Kavadari ka tentuar që të bëje vetëvrasje, ndërsa është penguar nga të burgosurit tjerë, transmeton Almakos.
Rrugës për në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, G.N. ka vdekur. Është njoftuar edhe prokurori publik, i cili ka urdhëruar që të kryhet obduksion mbi trupin e të vdekurit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.