Terror në Europë, sulme në Britani e Holandë

Terror në Europë, sulme në Britani e Holandë

Dy qytetarë të pafajshëm kanë vdekur në Londër pasi janë sulmuar me thika.

Agresori arriti të plagosë 12 persona para se të ndalohej nga disa kalimtarë, të cilët e bllokuan në tokë.

Policia u afrua menjëherë dhe e qëlloi për vdekje agresorin, i cili kishte veshur një jelek dinamiti, që më vonë rezultoi i rremë, pasi u verifikua nga ekspertët e lëndëve plasëse.

Forca të shumta policie u mblodhën te London Bridge, ku ndodhi sulmi, ndërkohë që dy prej viktimave kanë humbur jetën në spital.

Pak orë më vonë, një sulm i ngjashëm ka ndodhur në Hagë, në një rrugë të mbushur me dyqane dhe klientë të shumtë.

Sulmi ndodhi në brendësi të një dyqani dhe policia tani është vënë në kërkim të një mashkulli të moshës 45 deri në 50 vjeç.

Gjendja e të lënduarve në Hagë është ende e paqartë, por janë raportuar 7 të plagosur.