Tersi i Arilena Arës/ Pas debatit mbi Elvana Gjatën, anulohet ‘Eurosong 2020’

Tersi i Arilena Arës/ Pas debatit mbi Elvana Gjatën, anulohet ‘Eurosong 2020’

Të gjithë kujtojmë debatin e madh pse Elvana Gjata nuk fitoi Festvalin e Këngës që do e bënte përfaqësuese të shqipërisë në Eurosong. Madje, prezantuesja Alketa Vejsiu i “dha duart” në skenë Arilenës duke e shprehur hapur zhgënjimin e saj që nuk fitoi Elvana.





Përveçse nuk i uroi fitoren, Vejsiu doli publikisht më pas në mbrojtje të Elvanës çka shkaktoi një valë të dytë debati në vend. Në fund të fundit, çmimin Arilenës ia dha juria.

Debatet e festivalit të dhjetorit e ndoqën gjatë Arilena Arën megjithatë ajo heshti dhe përgatiti këngën në versionin anglisht. Tashmë me anullimin e Eurosong në muajin maj dhe vënien e në pikëpyetje të fatit të tij për shkak të përhapjes së COVID-19 edhe përfaqësimi i Shqipërisë nga Arilena vihet në pikëpyetje. Çfarë tersi për një zë si i Arilenës.

TAGS