Tesla njoftoi ku do të hapë fabrikë për të prodhuar Cybetruck

Tesla njoftoi ku do të hapë fabrikë për të prodhuar Cybetruck

Vetëm një postim i Elon Musk në Twitter, ka bërë që shumë politikanë të ofrojnë mbështetjen e tyre

Dihet se Tesla nuk është një prodhues i zakonshëm, derisa drejtori i përgjithshëm i saj, është zëdhënësi kryesor dhe shumë aktiv në Twitter, transmeton Telegrafi.

Para disa ditësh, Musk ka pyetur se ku do ishte lokacioni më i mirë, për ta ndërtuar një fabrikë për të prodhuar Cybertruck dhe sugjerimet kanë qenë nga më të ndryshme.

Ka mjaftuar vetëm një postim tjetër, që të kenë shumë oferta për mbështetje dhe bashkëpunim, kur Tesla njoftoi se do ta hapë fabrikën e re në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Me ndërtimin e Gigafactory Cubertruck në këtë zonë të bollshme, ku do të ketë nevojë për shumë investime dhe punësimin e mijëra njerëzve të rinj, reagimi i politikanëve nuk ka munguar.

“Kryeqyteti i makinave që mbushen me rrymë, me mbi 200 pika për mbushje, shpenzimet më të vogla në taksa, kualitet të lartë të jetës dhe fuqi të lirë punëtore”, ka shkruar sekretari i shtetit të Oklahomas. Madje, ai kërkoi takim me Musk, që të kenë një bashkëpunim konkret.

Interes për ndërtimin e kësaj fabrike, ku do të prodhohet edhe Tesla Model Y, kanë shprehur edhe zyrtarë të lartë nga North Carolina, Arkansas dhe Nebraska.

Zgjedhja e zonës, mund t’i merr kohë Teslas, sepse hapësira nga Colorado deri në Tennessee, është shumë e madhe dhe ofron mundësi mjaft të mirë.