Test i ri i gjakut zbulon praninë e 20 llojeve të kancerit

Test i ri i gjakut zbulon praninë e 20 llojeve të kancerit

Të dhënat u paraqitën në Konferencën e Shoqatës Europiane të Onkologjisë.

Analiza është zhvilluar nga ”Grail Inc”, një kompani e bioteknologjisë që përdor metoda novatore për të vëzhguar sekuencat gjenetike: konkretisht, provimi i ri kërkon të identifikojë praninë e substancave kimike mikro (metil) të përfshira përmes një proces i quajtur metilim në aktivizimin ose çaktivizimin e gjeneve që lidhen me zhvillimin e tumoreve.

Metoda është testuar në 3 600 pacientë, disa me kancer, të tjerë jo.

Testi zbuloi saktë disa tregues të pranishëm në gjakun e atyre që ishin të sëmurë si dhe identifikoi organin e origjinës së neoplazmës.

”Analiza e re është e ndryshme nga të ashtuquajturat biopsi të lëngshme, që kërkojnë mutacione gjenetike brenda ADN-së së qelizave të kancerit’’, theksuan shkencëtarët e institutit ”Dana Faber”.

TAGS