Pas njoftimeve të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski se ka rezultuar pozitiv me Covid19, ka nisur anketa epidemiologjike e të punësuarve në kabinetin e tij, ministrave, por edhe e bashkëpartiakëve të Spasovskit, më të cilët ishte në Kongresin e LSDM-së. Kryeministri Zoran Zaev tha se gjatë Kongresit janë respektuar të gjitha masat mbrojtëse, por megjithatë do t’i nënshtrohet testimit. “Nuk kisha kontakt të drejtpërdrejtë me Oliver Spasovskin jashtë protokolleve shëndetësore. Gjithmonë mbanim distancë dhe gjithmonë maskë. Përderisa njëri fliste pa maskë, të tjerët mbanin maska edhe pse mbahej distanca e domosdoshme. Por gjithsesi test do të bëjë për shkak se edhe vazhdimisht bëj teste, për shkak të punës sime, e cila shpesh, është me më shumë njerëz”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk japin detaje se sa persona do të anketohen. Ndërsa nga Qeveria thonë se pas përfundimit të anketimit, do të dihet se kush do të shkojë në izolim. “Në vijim janë anketat epidemiologjike për kontaktet të cilat ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i ka pasur këto ditë. Pas kësaj do të dihet saktë kush do të marrë vendim për vetë izolim shtëpiak. Theksojmë se të gjitha kontaktet tij kanë qenë me respektimin e masave mbrojtëse, përkatësisht mbajtjen e distancës fizike, mbajtje të maskave mbrojtëse”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për momentin, nuk mund të japin detaje se sa persona do të duhet të shkojnë në vetë izolim pas kontaktit me ministrin Spasovski. Shtojnë se pasi të përfundojnë anketat epidemiologjike atëherë do të japin detaje./Alsat
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani