Me 09.09.2019 në ora 16.20 në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, vetura e tipit “folksvagen golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga M.S.(19) nga fshati Sedllarcë, Tetovë, e ka goditur këmbësorin Xh.H.(46) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë Xh.H., pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.