Tetovë, 11 persona akuzohen për shkeljen të orës policore, propozohen dënime prej 2 mije eurosh

Tetovë, 11 persona akuzohen për shkeljen të orës policore, propozohen dënime prej 2 mije eurosh

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës deri tek Gjykata Themelore -Tetovë ka propozuar urdhër dënim kundër 11 personave për mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, që është e dënueshme në bazë të nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal. Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që personave në fjalë t’ju shqiptohet dënim prej nga 2 mijë euro.

Të akuzuarit më datë 26.05.2020 nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes së lirë dhe gjatë orës policore janë hasur duke lëvizur nëpër lokacione të ndryshme nëpër Tetovë.