Alsat 2019-06-17T18:40:22+02:00
Prurjet e lumit në fshatin Poroj të Tetovës, pas shirave të rrëmbyeshëm të ditë së sotme dhe që vazhdojnë me intensitet të lartë ende, kanë dëmtuar për të tretën here urën e vogël qe lidh dy anët e këtij fshati.
Prurjet e lumit në fshatin Poroj kishin shënuar ulje pak më parë, por rreziku mbetet gjithmonë i lartë, sepse siç njoftojnë banorët e fshatit më sipër, Gjermë, reshjet e shiut vazhdojnë të bien me intensitet ende me intensitet të lartë dhe po ashtu ka pasur edhe reshje breshëri. Banorët e fshatit Poroj janë vënë në gatishmëri të situatës dhe janë organizuar për ndonjë dalje të mundshme të ujit nga shtrati i lumit . Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e zjarrfikëseve për të kontrolluar situatën. Ndërsa në fshati Shipkovicë reshjet e shiut janë dobësuar dhe nuk ka rrezik për përmbytje.
Loading…