“Mbrëmë rreth orës 00 e 15 minuta, është denoncuar se në Tetovë në rrugën ,,Boris Kidriç” para një objekti hotelerik, është vërejtur një person i shtrirë në rrugë i cili ka qenë i lënduar, dhe menjëher është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është konstatuar se bëhet fjalë për 43- vjeçarin A.A. nga Tetova.
Sipas tregimit të tij, ai ka qenë i sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët e kanë goditur me mjete të forta.
Merren masat për zbardhjen e rastit” thuhet në raportin e policisë