21 March 2018 / 19:10
Në orët e pasdites ka shpërthyer një zjarr në një objekt banimi në rrugën e Ilindenit në Tetovë. Banorët e pallatit janë evakuuar me kohë, duke shmangur kështu pasojat në njerëz. Ndërkohë që raportohet se zjarri akoma është aktiv dhe se zjarrëfikësit po bëjnë përpjekje për ta shuar, megjithatë shuarja shkon shumë vështirë. Banorët e pallatit shprehen të habitur nga zjarri që ka shpërthyer në kulm, ndërsa dyshimet e para janë tek energjia elektrike ose motori i ashensorit. Zjarri vazhdon edhe më tej të digjet por me përmasa më të vogla. Shkak për mos shuarjen e zjarrit edhe pas dy orë e më tepër, janë edhe kushtet e vështira të zjarrfikësve si, mungesa e shkallëve të larta, apo ndonjë makine tjetër për shuarje të zjarrit në lartësi.
“Shkaqet nuk i dimë për momentin se çka ka ndodhur, dihet se kulmi i ndërtesës është me dru dhe besoj se do jetë vështirë për tu lokalizuar. E gjithë ndërtesa ka qenë e banuar por të gjithë janë evakuuar poshtë dhe nuk ka dëme në njerëz”.
“Mua më lajmëruan fqinjët, më thanë largohu nga pallati dhe dola menjëherë. Nuk di se çka ndodhi”.