33 vjeçarja, banore e një fshati nga rrethina e Tetovës dje rreth orës 11 ka denoncuar dhunë familjare të cilën më datë 15 maj të këtij viti, e kanë ushtraur ndaj saj nëna dhe dy motrat e bashkëshortit.
Të denoncuarat e kanë keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht të rejën, me ç’rast ajo e ka thirrur bashkëshortin që ta dërgoj tek familja dhe më vonë ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës.
Policia po merr masat për zbardhjen e këtij rasti.