Eshtë me rëndësi që Maqedonia të integrohet në BE dhe në NATO sepse në këtë mënyrë të rinjtë do të mbesin në shtet dhe do të kenë perspektiva ku të punojnë, theksoi ministri i Financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Dragan Tevdovski gjatë vizitës së tij të sotme në Manastir. Në takimin me kryetaren Natasha Petrovska dhe afaristët manastiras, Tevdovski theksoi se janë të mëdha benefitet nga anëtarësimi në BE dhe në NATO, para së gjithash siguri, ndërsa kjo, siç tha, është më me rëndësi për investuesit.
“Kur investuesit marrin vendime nëse të investojnë, nëse ata e dinë që ne jemi pjesë e NATO-s atëherë do të ketë hyrje të investimeve të huaja. Këtë e tregon edhe përvojat e shteteve të rajonit, si për shembull në Bullgari apo në Mal të Zi ku ka dyfishim të investimeve pas anëtarësimit në NATO të atyre shteteve. Me investime të reja do të ketë vende të reja të punës, ndërsa me të edhe punë për të rinjtë. Do të ketë konkurrencës e cila do të kryejë presion dhe do të krijojë mundësi që pagat të rriten, theksoi Tevdovski.
Ministri i Financave përkujtoi se mbështetja nga BE-ja në të gjitha këto vite është e madhe dhe me para të qytetarëve të BE-së në Maqedoni ishte mundësuar ndërtimi i rrugëve, stacioneve të filtrimit…
“Me inkuadrimin dhe anëtarësimin në BE mund të presim rritje të fondeve evropiane”, tha Tevdovski dhe paralajmëroi mbështetje të Komunës së Manastirit në përballjen me problemet e trashëguara financiare në këtë pushte vendor. Kryetarja e Komunës së Manastirit Natasha Petreska paralajmëroi aktivitete të përbashkëta me Ministrinë e Financave për zgjidhjen e borxheve të papaguara, si dhe mbështetje të sektorit të biznesit në këtë qytet.