Tevdovski: Ka hapësirë për rritjen e pagës minimale

Tash esht Koha

Ministri i Financave, Tragan Devdovski paralajmëron rritje të reja të rrogës minimale. Në një intervistë dhënë për radion Evropa e lirë, Tevdovski ka theksuar se paralelisht me rritjen e rrogës mesatare, rritet edhe rroga minimale. Bazuar në masat e Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Tevdovski paralajmëron rritjen e ardhshme të rrogës minimale në muajin prill.

Politika e rritjes së pagave është prioritet i Qeverisë për të cilin luftojmë. Përmes zgjidhjes ligjore mundësuam mekanizëm për rritje konstante të rrogës minimale, duke u varur nga rritja e rrogës mesatare, Prodhimi Bruto Vendor, ndërsa për rritjen e PBV-së dhe rritjen e çmimeve, tani në muajin prill, Ministria e punës dhe politikës sociale ka paralajmëruar rritje të rrogës minimale bruto diku mbi 500 denarë. Pra, rrogat vazhdojnë të rriten dhe në këtë drejtim duhet të vazhdojmë së diskutuari me punëdhënësit sepse ekziston hapësirë për rritje plotësuese të rrogës minimale”. – u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i Financave

Alsat

Loading…

Tash esht Koha
TAGS