5 Nëntor 2018 / 22:45
Tevdovski në edicionin e emisionin “360 shkallë“ është përgjigjur akuzave të opozitës, sipas të cilëve vedosja e sistemit tatimor progresiv do të shtojë evazionin tatimor dhe ekonominë e gri në vend. Tevdovski tha se këto akuza janë argumente klasike të së djathtës dhe se nuk kanë bazë. Sipas ministrit të Financave ,edhe në Shqipëri gjatë vitit 2013, qeveria ishte akuzuar me të njëjtat argumente, mirëpo shteti fqinjë nuk ka pasur probleme në implementimin e titimit progresiv.
Në esencë, ja unë e ndoqa debatin në Shqipëri, në vitin 2013. Atje, gjëja kryesore për të cilën është folur, ja ngjashëm me këtë këtu, se do të rriten evazioni tatimor, gjë që absolutisht atje nuk ka ndodhur. Ky është ai argumenti klasik që e jep e Djathta. Është shumë e rëndësishme se si është kapaciteti i administratës në përballje me këtë. Ne, unë jam i lumtur se me mbështetjen e Bashkimit Evropian punojmë në përmirësimin serioz të kapacitetit të DAP-it dhe këtë jemi duke e demonstruar këtyre muajve ku arkëtimi i të ardhurave është i shkëlqyeshëm”- u shpreh ministri i Financave, Dragan Tevdovski.