Thaçi: Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare

Thaçi: Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar lirimin nga burgu të veprimtarit Adem Demaçi, para 29 vitesh, duke thënë se ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë.

“Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

TAGS