Thaçi dënon gjuhën e përdorur ndaj Delawie

Thaçi dënon gjuhën e përdorur ndaj Delawie

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Kosova është shtet demokratik, ku liria e shprehjes sipas tij, nuk duhet të degradojë në fyerje, veçanërisht ndaj ambasadorit të SHBA-së.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik, ku liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë. Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit, me të cilin kemi miqësi të përjetshme”, ka shkruar Facebook. /Telegrafi/