Thaçi: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën!

Thaçi: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën!
21:01 | 17 Nentor 2019

Fotografi e marrë nga profili zyrtar i presidentit Thaçi në rrjetin social Facebook

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar futbollistët e kombëtares së Kosovës.

Pavarësisht se Kosova ka pësuar humbje 0-4 nga Anglia, kështu për t’i mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka falënderuar futbollistët e kombëtares kosovare.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se futbollistët e kombëtares kosovare kanë dhënë gjithçka gjatë tërë kësaj kohe dhe se sipas tij, kanë treguar edhe shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh.

Thaçi është shprehur tejet krenar me kombëtaren e Kosovës.

“Kombëtarja jonë e re, me futbollistë tejet të talentuar, që e duan shumë atdheun e tyre, është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe në këtë fazë. Me fitore të shumta, me lartësimin e flamurit shtetëror, ajo na ka bërë shumë krenarë”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh.

Kombëtarja jonë e re, me futbollistë tejet të talentuar, që e duan shumë atdheun e tyre, është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe në këtë fazë.

Me fitore të shumta, me lartësimin e flamurit shtetëror, ajo na ka bërë shumë krenarë.

Jeni të mrekullueshëm djema dhe besojmë shumë tek ju. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën, për fanellën që mbani veshur dhe flamurin tonë!. /Lajmi.net/

TAGS