Thaçi kujdeset që ta përmend Komandantin Legjendar, Adem Jasharin

Thaçi kujdeset që ta përmend Komandantin Legjendar, Adem Jasharin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që njëherit është edhe Komandanti Suprem i Ushtrisë së Kosovës, i është drejtuar ushtarëve në një fjalim, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Thaçi ka përmendur të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.

“Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, luftëtarët trima të UÇK-së, kujtojmë Komandantin Legjendar, Adem Jashari, dhe sakrificën e cdo qyetari për lirinë e Kosovës”

Ai shtoi se po bëhen 20-vjet nga gjenocidi dhe spastrimi etnik nga shteti i Serbisë dhe 20-vjet nga kthimi i 1 milion qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre.

Presidenti Thaçi u shpreh se në fillim kishim UÇK-në, e transformuam në TMK, e formuam FSK-në dhe tani kemi Ushtrinë e Kosovës.

Thaçi ka thënë se misioni i FSK-së është ndërtimi dhe ruajtja e paqes.

“FSK është e mishëruar me gatishmërinë për të mbrojtur paqen, FSK është multietnike dhe profesionale, dhe pasqyron atë që kemi ndërtuar së bashku”

Ai më tej tha se për këto 20 vjet kemi ndërtuar institucionet dhe kemi vënë bazat e zhvillimit ekonomik dhe vendosjes së ligjit.

“Tani po punojmë për një marrëveshje finale me Serbinë dhe për integrimin e Kosovës në NATO dhe BE” tha Thaçi.