Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se po e mendon mundësinë e mandatimit të Albn Kurtit për Shef të Qeverisë edhe nëse kreu u Vetëvendosjes s’e dërgon emrin në Presidencë.
Për herë të parë, Presidenti ka thënë se Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve është nominuar publikisht për Shef të Qeverisë si dhe ka caktuar gjysmën e emrave të Ministrave.
Këtë paralajmërim Shefi i Shtetit e ka bërë pas takimit m William Wolker, i cili vizitoi Presidentin dhe kërkoi që formohet Qeveria për të lënë ish-Kryeministrin pa punë.
“Jam duke menduar se do ta pranojë sepse është një rregull i pashkruar se në momentin kur Kryetari i Partisë së Parë, e ka mandatuar Partia, e ka nominuar më shumë se gjysmën e Qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptim zyrtar merr nominimin”, ka thënë Thaçi, pas takimit me William Wolker, shkruan Express.
“E kam nënshkruar nominimin si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Shpresoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe z. Kurti të pranojë mandatin. Në rrethana tjera mund ta deklarojë refuzimin”, ka shtuar ai.
Shefi i Shtetit ka dërguar disa letra liderit të VV’së dhe ka pasur edhe takime me Kurtin, i cili ka thënë se e çon emrin për dekretim në momentin që arrin marrëveshje të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nëse dështon marrëveshja me LDK’në, zyrtarët e VV’së kanë paralajmëruar se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria.
Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Tash janë bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në seancën e 26 dhjetorit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet. Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.
Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh