Thaçi promovon librin e tij giografik në Hagë

Thaçi promovon librin e tij giografik në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka  pas ligjëratës me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën” në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael” në Hagë, ka marr pjesë në prezantimin e librit biografik “New State, Modern Statesman” me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Pasi nënshkrova kopje të shumta, bashkëbisedova me miq të Kosovës, me diasporën, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Holandë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ishte mendim i përbashkët se Kosova është shembull i shtetndërtimit të suksesshëm dhe rruga e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB është e pandalshme”, ka shkruar presidenti Thaçi. /Telegrafi/

TAGS