Thaçi: Të pagjeturit, plaga më e rëndë e shoqërisë sonë

Thaçi: Të pagjeturit, plaga më e rëndë e shoqërisë sonë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeminsirtin Haradinajbëri homazhe pranë Obeliskut të të Pagjeturve në kryeqytet, para se të merrte rrugë për në Mejë ku do të mbahet akademi për masakrën e Mejës dhe të pagjeturit e tjerë.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit deklaron “të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë”.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë. Jo vetëm më 27 prill, por përherë jetojmë me mungesën e tyre dhe me dhimbjen për ta! ”, shkroi Thaçi.

Gjatë homazheve mëngjesin e sotëm, ai ishte i shoqëruar edhe nga kryeministri Haradinaj dhe përfaqësues të shoqatave dhe familjarëve të të pagjeturve./Telegrafi/

TAGS