Thellohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Ndërron jetë 24-vjeçarja

Thellohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Ndërron jetë 24-vjeçarja

Një 24- vjeçare është shënuar si viktima më e re në Maqedoninë e Veriut që ndërron jetë nga koronavirusi.



Ajo ishte nga Tetova dhe ndodhej në kurim në Klinikën Infektive në Shkup ku dhe ka vdekur teksa në 24 orët e fundit Tetova mban numrin më të lartë të viktimave, 4 nga 8 në total.

Po ashtu vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve, 199 në 24 orët e fundit, prej të cilëve 90 në Shkup.