Themeluesi i Xiaomi-t do të japë donacion 735 milionë funte për bamirësi

Themeluesi i Xiaomi-t do të japë donacion 735 milionë funte për bamirësi

Themeluesi miliarder i telefonit të mençur kinez Xiaomi u zotua të japë 735 milionë funte për bamirësi.

Lei Jun drejtori ekzekutiv i Xiaomi-t, dëshiron që paratë të shkojnë për qëllime bamirësie pasi ai është shpërblyer me shumën e madhe për kontributin e tij të gjatë për kompaninë e tij.

Shpërblimi prej 735 milionë funteve të dhëna në aksione janë zbuluar në raportin e fundit vjetor të kompanisë të mërkurën. Besohet se ky shpërblim është më i madhi i bërë ndonjëherë ndaj një drejtori ekzekutiv në botë.

Shuma e dhënë për zotin Lei, 48 vjeç, nuk është larg nga shuma e 980 milionë funteve, e deklaruar nga Xiaomi si përfitim për këtë vit.

Një zëdhënës i kompanisë Xiaomi tha “me njohuritë e kompanisë, me pranimin e këtyre aksioneve Lei Jun premtoi se do t’i dhurojë të gjithë shumën pasi të gjitha taksat të paguhen për qëllime bamirësie.

As kompania Xiaomi e as zoti Lei nuk kanë zbuluar se cilës bamirësi do t’i dhurojë.

Presidenti i kompanisë Lei Bin tha vitin e kaluar se themeluesit do t’i jepet një shpërblim aksionesh për përkushtimin ndaj kompanisë.

Themeluesi i i Xiaomit cilësohet si “Steve Jobs i Kinës” por ai iu ka thënë një publiku në një ngjarje të kompanisë: “Nuk dua të konsiderohem si i dyti më”.

Mr. Lei, po ashtu, ka themeluar edhe librarinë online Joyo.com para se ta shesë tek Amazon për 67 milionë funte në vitin 2004.

Xiaomi ishte kompania e katërt më e madhe në botë e telefonave të mençur gjatë vitit 2018 bazuar në një raport të fundit të kompanisë hulumtuese IDC. Eksporti i telefonave të tyre arriti në 32.2 për qind nga viti në vit.

TAGS