Theret me thikë një person në Suharekë, policia jep detaje

Theret me thikë një person në Suharekë, policia jep detaje
Tash esht Koha

Një person është therur me thikë rreth orës 19:20 minuta në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për Telegrafin se personi është jashtë rrezikut për jetë.

Ai ka theksuar se janë dy të dyshuar janë identifikuar nga policia lidhur me këtë rast.

“Rreth orës 19:20 ka ndodhur një therje me thikë afër marketit ‘Viva Fresh’ në Suharekë. Kemi një person të lënduar. Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma në Qendrën e mjekësisë familjare në Suharekë, pastaj është dërguar në spitalin rajonal, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut.

Dy persona të dyshuar janë të njohur për policinë, personat janë të moshës madhore. Arsyet ende nuk dihen dhe njësitet policore janë në vend të ngjarjes duke grumbulluar prova që të dihet shkaku”, ka thënë ai./Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS