Theu rekord të ri me Bayernin, ja fjalët e Lewandowskit

Theu rekord të ri me Bayernin, ja fjalët e Lewandowskit
17:51 | 27 Tetor 2019

Robert Lewandowski u gëzua për performancën e tij historike ndërsa Bayern Munich mposhti Union Berlin.

Lewandowski u bë lojtari i parë që shënon në nëntë ndeshjet hapëse të një sezoni të Bundesligës në fitoren 2-1 të së shtunës ndaj Unionit.

Lewandowski në formë u fut në librat e historisë kur realizoi në minutën e 53′ – ku në total numëron 13 gola këtë sezon në Bundesligë, transmeton lajmi.net.

“Unë gjithmonë përpiqem të bëj çmos, të performoj sa më mirë në aftësinë time”, tha Lewandowski pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur që fituam. Dua të ndihmoj ekipin me golat e mia, me lojën time, me lëvizjet e mia”.

“Jam i kënaqur për rekordin, natyrisht, por përqendrohem në futboll dhe stërvitje. Ndoshta do të mendoj më shumë në fund të sezonit”, u shpreh polaku. /Lajmi.net/ 

TAGS